Askush nuk e njohu, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bën debutimin e saj si balerinë në videoklipin e ri të këngëtares së njohur
George Clooney në kërkim të veprave të artit të grabitura nga nazistët.
Është skenari i filmit “The Monuments men”, ku interpretojnë edhe emra
të tjerë të njohur si Matt Damon, Cate Blanchett e Bill Murray e që do
të shfaqet në fillim të vitit të ardhshëm në kinema.
Bazuar në librin me të njëjtin titull të Robert Esel, “The Monuments Men” tregon historinë e një grupi historianësh arti që gjatë Luftës së Dytë Botërore rrezikuan jetën nëpër Evropë, në kërkim të thesareve të grabitura nga nazistët e që rrezikonin të zhdukeshin, me qëllimin e vetëm për t’ua rikthyer pronarëve.
Clooney ra në dashuri me këtë histori të vërtetë dhe ka realizuar një kolosal të prodhuar nga “Sony” dhe “Fox”, i xhiruar në Berlin dhe në studiot Babelsberg në Potsdam, si dhe në Britaninë e Madhe.
Bëhet fjalë për një ‘action-thriller’ të shkruar nga vetë Clooney bashkë me Grant Heslow, me të cilin në vitin 2005 inskenoi filmin “Good Night and Good Luck”.
Top Channel