Tajlandë, kryeministrja s’pranon të dorëhiqet

02/12/2013 00:00

Kryeministrja e Tajlandës, Jingluk Shinauatra hodhi poshtë kërkesën e
protestuesve për të dhënë doreheqjen, ndërsa tensionet vazhdojnë në
Bangkok. Jingluk, iu referua Kushtetutes- duke thënë se sipas dokumentit
kryesor te vendit, pretendimi i protestuesve nuk mund të plotësohet,
megjithate ajo shprehu gatishmerinë për të biseduar.

“Çfarëdo të mendojë shumica e njerezve, kjo është për të mirën e vendit. Ne do të vazhdojmë dhe të dëgjojmë shumicën dhe të shikojmë nëse ajo pranon ose jo. Nëse shumica pranon dhe cdo gje kthehet në paqe sërish, jam e gatshme të bëj cdo gjë”, tha Yingluck Shinauatra.

Jingluk ka deklaruar se nuk do të autorizojë përdorimin e forcës kundër protestuesve. Të hënën, të tjera perleshje pati mes protestuesve – qe u perpoqen të mesyjnë ndërtesën e kryeministrisë, që njihet si “Shtepia e Qeverisë” dhe forcave te rendit. Gazetaret raportuan se numri i protestuesve ishte me i vogel se me pare. Disa shkolla dhe universitete jane mbyllur. Associated Press raportoi për mbylljen e 60 shkollave në Bangkok si dhe zyra përfaqësuese e OKB-së. Ushtria ka dërguar trupa në mbeshtetje të policisë, me kushtin se nuk do të mbajnë armë dhe do të qendrojnë forcave speciale që ruajnë ndërtesat kryesore te qeverise.

Te dielën protestuesit e shpallen si diten decizive te fitores, apo sic e quajten ata “grushtin e popullit”. Ata kerkojne të zevendesojnë qeverinë me “Këshillin e Popullit” duke akuzuar se qeveria e Jingluk Shinauatras kontrollohet nga vellai i saj Thaksin qe u rrezua nga pushteti në vitin 2006. Protestat, që nisën deri më 24 nëntor, kanë qënë paqësore deri të shtunën, por më pas u bënë të dhunshme. Të paktën katër persona kanë humbur jetën, në trazirat më të rënda politike prej vitit 2010.  

Top Channel