Kim Kardashian i përgjigjet kritikëve

02/12/2013 00:00

Kim Kardashian i është përgjigjur kritikave që e akuzojnë për lënie pas dore të vajzës së saj të vogël.

Ylli i televizionit amerikan mbrojti veten nëpërmjet rrjetit social Twitter: “Jeni shumë injorantë. Ngaqë nuk postoj çdo gjë që bëj me vajzën time në Twitter apo Instagram, mendoni se unë nuk qëndroj me të? Apo ngaqë postoj foto vetëm me të fejuarin tim mendoni që unë nuk rri me vajzën?”

Gjithashtu, Kimi shtoi: “Kur fëmija fle gjumë, prindërit janë të lirë të punojnë dhe të bëjnë pak qejf gjithashtu.”

Top Channel