Itali, aksident në fabrikë, 7 të vdekur

02/12/2013 00:00

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pas
shpërthimit të zjarrit në një fabrike me pronësi kineze, në qytetin e
Pratos në Itali.

Flakët shpërthyen në papafingo, ku po flinin të pakten 11 persona, duke shkaktuar edhe shembjen e çatise. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes. Në Prato ndodhen disa fabrika qe drejtohen nga kineze, ku prodhohen veshje me çmim te ulët. Megjithese shkaqet e zjarrit mbeten ende te panjohura, ngjarja ngre shume pikepyetje per kushtet ne punishtet kineze të Pratos.

Në faqen online të gazetës italiane “Corriere della Sera” lexohet se “tragjedia ishte e paralajmeruar; ja si mund te vdesesh për 40 qindarka për veshje”, ishte kryetitulli i saj. Kryebashkiaku i Pratos, Roberto Ceni i tha televizionit La7 se autoritetet kishin inspektuar qindra biznese çdo vit, duke mbyllur disa prej tyre qe funksionin ne menyre te paligjshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB