Ferdinand Poni, ish-zëvendës/ministër i Brendshëm, në kohën kur vendin e qeveriste PD, është marrë në pyetje nga Policia e Tiranës pasditen e së hënës.
Burime policore i konfirmuan Top Channel se, procedura e marrjes në pyetje lidhet me shpërdorimin e detyrës, duke mos dhënë detaje nëse Poni është ndaluar nga policia, apo ka shkuar vullnetarisht.
Për arsye hetimi, nuk jepen detaje se në çfarë rrethanash është përfshirë Poni, gjatë kohës kur ai ishte numri dy i Ministrisë së Brendshme, në shpërdorim detyre.
Vënia nën hetim e Ponit shënon rastin e parë, kur – pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë -merret nën hetim një zyrtar i lartë, që ka shërbyer në qeverinë e shkuar.
Vet Ferdinand Poni, që mban postin e drejtuesit të këshilltarëve të djathtë, në Bashkinë e Tiranës, ka pranuar marrjen në pyetje, nën cilësinë e personit që ka dijeni në rrëthanat e cështjes, por nuk ka dhënë hollësi se ku konsiston hetimi ndaj tij.
Top Channel