Shayk fiton “Topin e Artë”
01/12/2013 09:45
Irina Shayk, e dashura e Cristiano Ronaldos fitoi “Topin e saj të Artë”, duke u zgjedhur si femra më e bukur e planetit në vitin 2013, nga revista “Maxim”.
Çmimi për supermodelen ruse vjen ndërsa Ronaldos i duhet ende të presë për të mësuar nëse do të kompletojë çiftin “e artë”.
“Faleminderit për këtë surprizë të këndshme. Jam shumë mirënjohëse dhe falenderoj të gjithë ata që votuan për mua”, falenderoi Shayk pas marrjes së këtij çmimi në profilin e saj në “Facebook”.
Top Channel