Nju Jork, treni del nga shinat

01/12/2013 00:00

4 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur, pas një tren udhëtarësh ka dalë nga shinat në Bronx, një qytet i vogël i New York City-t, vetëm pak minuta para se të mbërrinte në ‘Midtown Manhattan’.

3 prej viktimave u vranë, teksa po nxirreshin nga treni që po udhëtonte drejt jugut, ndërkohë që viktima e katërt u zbulua brenda një prej vagonëve të përmbysur të trenit, bënë të ditur zyrtarët gjatë një deklarate të shkurtër për mediat, mëngjesin e së dielës.

Të paktën 63 persona janë plagosur në këtë incident, shtuan zyrtarët. Këta të fundit janë dërguar menjëherë për në 4 spitale të ndryshme: 11 janë në gjendje kritike, 6 janë me probleme serioze.

Treni i udhëtarëve doli nga shinat pranë stacionit Spuyten-Duyvil, vetëm pak pas orës 7:30 të mëngjesit të së dielës, me orën lokale. Të 7 vagonët e trenit kanë dalë nga shinat, teksa dy prej tyre janë përmbysur tërësisht, ndërsa njëri është ndalur vetëm pak përpara lumit Harlem.

Edhe makinisti i trenit është mes të plagosurve, sipas guvernatorit, i cili shton se drejtuesi i trenit është në gjendje të qendrueshme në një nga spitalet lokale. Emrat e viktimave do të bëhen të ditura vetëm pasi familjarët e tyre të njoftohen paraprakisht, shtoi Cuomo.

Top Channel