Një aeroplan i “Linjës Ajrore të Mozambikut” (Mozambican Airlines), i cili kishte 28 pasagjerë në bord dhe 6 anëtare ekuipazhi, ka humbur përgjatë udhëtimit nga Mozambiku në Angola, kanë bërë të ditur burime të kompanisë ajrore.
Fluturimi TM470 u ngrit nga Maputo në 09:26 me orën lokale të së premtes (10:26) dhe duhej të ishte ulur në kryeqytetin e Angolës, Luanda, rreth orës 13:10 me orën lokale (14:10), njoftoi në një deklaratë kompania ajrore.
“Informacionet fillestare sugjerojnë se ai mund të jetë ulur në Rundu, në veri të Namibisë, pranë kufirit me Botsuanën dhe Angolën. Kompania ajrore LAM, autoritetet e aeronautikës dhe ato të aeroportit po përpiqen të krijojnë lidhjet e nevojshme për të konfirmuar informacionin”, shtohej më tej në deklaratë.
Zëdhënësi i kompanisë, Norberto Mucopa, nuk mund të konfirmojë kombësitë e personave në bordin e avionit brazilian “Embraer 190”, apo nëse në të gjendeshin edhe zyrtarë të qeverisë.
“Kontakti i fundit ishte në veri të Namibisë”, tha ai për agjencinë e lajmeve AFP.
Shefja ekzekutive e kompanisë LAM, Marlene Manave, u tha gazetarëve se kontakti i fundit me aeroplanin e pasagjerëve u bë më 11:30 me orën lokale (12:30). Reshjet e dendura të shiut në zonën ku avioni është zhdukur vështirësojnë kërkimet, – tha ajo, – sipas gazetës “Canalmoz”.
Një komandat policia konfirmoi incidentin për AFP, nga Namibia.
“Jemi ende duke kërkuar. Tashmë është errësisë dhe kjo e bën edhe më të vështirë punën tonë”, tha Olavi Auanga, komandat policie në rajonin e Kavangos perëndimore, ku kulla e kontrollit humbi sinjalin me aeroplanin.
Një oficer i aviacionit në zonë tha për AFP në kushtet e anonimatit, se raportime të pakonfirmuara thonë se aeroplani mund të jetë rrëzuar në Parkun Kombëtar të Buabuatas, rreth 200 km në lindje të Rundu-së.
Bashkimi Europian kishte ndaluar kompaninë LAM të ushtronte fluturime në hapësirën ajrore europiane, që prej vitit 2011. “Mangësitë e dukshme të sigurisë” çuan në përfshirjen e të gjitha linjave ajrore të çertifikuara në Mozambik, në “listën e zezë” të BE-së, u njoftua në atë kohë.
Top Channel