Teknologjia 3G vjen edhe në Kosovë. Sipas përfaqësuesve të kompanisë IPKO, prej 1 dhjetorit 3G do të mbulojë 80 për qind të popullsisë së Kosovës, ose 43.7 për qind të territorit të vendit.

“Prej nesër përdoruesit tanë të telefonisë së lëvizshme do të kenë internet shumë më të shpejtë në telefonat e tyre celularë, do të mund ta kenë edhe në zyrat e tyre. Gjithçka do të jetë më e shpejtë sa i përket shpejtësisë së internetit në pajisjet e tyre të lëvizshme”, ka deklaruar Robert Erzin, përfaqësues i IPKO-s.

Çmimi varion nga 1.95 euro deri në 4.95 euro. Teknologjia 3G do të sjellë internet me shpejtësi nga 1 megabit për sekond deri në 5 megabit për sekond, në vartësi të pakos.

Për aktivizimin e 3G-së konsumatoret duhet të bëjnë konfigurimin nga njëra prej pakove Mini, Midi apo Maxi.

Top Channel