BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Televizioni publik në Penian ka treguar pamjet e një të moshuari, që lexonte në këmbë një deklaratë fajësie për “krimet e rënda të kryera kundër Republikës Demokratike Popullore të Koresë dhe popullit korean”, gjatë luftës së viteve ’50.
Më pas “krimineli”, 85-vjeçari amerikan Merril E. Newman është detyruar të firmosë deklaratën me një gjurmë të gishtit të madh.
Newman ishte arrestuar në aeroportin e Penianit mëngjesin e 26 tetorit, teksa priste të linte Korenë e Veriut pas një udhëtimi turistik prej 10 ditësh.
Ai kishte ardhur 60 vjet pas përfundimit të luftës së shkaktuar nga pushtimi i urdhëruar nga “lideri i madh” i Veriut, Kim Il Sung. Një konflikt që kishte përfshirë edhe Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe një koalicion nën flamurin e OKB-së.
Ish-ushtari donte vetëm të rishikonte vendet ku kishte luftuar. Të birit, i cili e kishte këshilluar ta evitonte udhëtimin, Newman i ishte përgjigjur:
“Po shkoj atje për të njëjtin motiv për të cilin shumë veteranë të Luftës së Dytë Botërore vizitojnë ende plazhet e Normandisë”.
Alarmi për arrestimin e tij ishte dhënë pikërisht nga i biri që jeton në Kaliforni. Një shok udhëtimi i veteranit i kishte thënë se më 26 tetor, Merrill Newman ishte zbritur nga avioni që ishte gati të nisej.
I biri i është drejtuar Departamentit të Shtetit në Uashington, duke kërkuar ndihmë edhe për faktin se i ati është i sëmurë me zemër.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Penianin dhe për rrjedhojë ilaçet iu dorëzuan përmes ambasadës suedeze.
Top Channel