BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, OPAK konfirmoi se armët kimike
të Sirisë do të shkatërrohen në bordin e një anije të Shteteve të
Bashkuara, vend qe po kontribuon me financimet dhe teknologjinë.
“Do të këtë dy faza. Të gjithë agjentet kimike të vulosur do të mbërrijnë në Latikia nga zona te ndryshme. Me pas do te transportohen ne anije nga vendet e tjere anetare qe do t’i dergojne aty, në parim do të jetë një anije amerikane. Nuk do te kryhet në ujërat territoriale të Sirisë”, u shpreh kryetarja e grupit të OPAK në Siri, Sigrid Kaag.
Megjithese emri i anijës nuk është publikuar zyrtarisht, besohet se do të jete M-V Cape- Ray, e cila iështë nënshtruar modifikimeve per te mbeshtetur operacionet “e neutralizimit”, qe duhet te perfundojne me 31 dhjetor.
Sipas analisteve, deklarata e Organizates per Ndalimin e Armeve është një tregues i forte i perkushtimit per te permbushur afatet ne shkaterrimin e arsenalit te armeve kimike dhe pajisjeve te tjera, në mesin e vitit 2014, pavaresisht veshtiresive të dukshme. Deri tani 35 firma kane shprehur interes per shkaterrimin e armeve kimike te Sirise.
Sic shkruan BBC, shume vende kundershtuan te merrnin pjese ne operacionin e shkaterrimit tyre, mes te cileve edhe Shqiperia. Per elemimin e tyre do te perdoret metoda e njohur si hidroliza, prej te ciles do te prodhohen 7.7 milione litra mbetje, qe-sipas OPAK- do te futen ne 4000 konteinere. Kjo eshte ngarkesa me pak e helmet industriale, por ende nuk ka shtete vullnetarë, qe do te pranojne eleminimin e tyre.
Top Channel