SHBA përgjuan samitin e G20

29/11/2013 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në marrëveshje me Kanadanë, përgjuan bisedat e liderave botërorë gjatë samitit të G20, mbajtur në Toronto, raportoi të premte rrjetin amerikan “CBC”.

Ky skandal vjen në vazhdën e një serie raportimesh tronditëse, mbi aktivitetin e paligjshëm agjensive sekrete amerikane gjatë dekadës së fundit.

Ishte Edward Snowden, ish-punonjësi i CIA-s dhe NSA-së, aktualisht i mbrojtur nga procedimi penal në SHBA nga statusi i azilit politik në Rusi, ai që informoi për herë të parë gjatë 2013-s për ekzistencën e një programi të tillë, duke shkaktuar një valë tronditje në të gjithë botën.

Si rrjedhojë, marrëdhëniet e SHBA-ve me Bashkimin Europian kanë pësuar një krisje, pasi u provua se Uashingtoni përgjonte disa prej liderave kryesore europianë, përfshi telefonin personal të Kancelares Merkel.

Në informacionin e publikuar, “CBC” i referohej dokumenteve të siguruara prej Snowden, për faktin se SHBA dhe Kanadaja punuan së bashku për të përgjuar samitet e G8 dhe G20 gjatë 2010-s.

Të dy këto samite u zhvilluan në qytetin kanadez të Torontos. Qeveria kanadeze dhe konkretisht Agjensia Kanadeze e Inteligjencës nuk kanë komentuar ende gjetjet e “CBC”. Kjo është hera e parë që emri i Kanadasë përfshihet në skandalin e përgjimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA