Bundchen, linjat mbeten perfekte

29/11/2013 11:30

Gisele Bundchen është një prej modeleve më të njohura në historinë e modës dhe falë linjave të shkëlqyera dhe aftësive të saj të pamohueshme, 33-vjeçarja është shndërruar në vajzën që ka fituar më shumë ndonjëherë nga ky profesion.

Megjithatë, të gjithë ata që mendojnë se braziliania është tërhequr për të shijuar në qetësi jetën me dhjetëra milionat e eurove që ka fituar gabohen.

Bundchen, bashkëshortja e lojtarit të futbollit amerikan, Tom Brady dhe nënë e dy fëmijëve, u rikthye më ndjellëse se kurrë, në disa poza të publikuara në numrin e ri të sapo dalë në tregë të edicionit brazilian të revistës “Vogue”.

Aktualisht, 33-vjeçarja ka udhëtuar në Boston për të qëndruar pranë të shoqit dhe në intervistë, midis të tjerave ajo deklaroi: “Për mua, fundi i vitit është një periudhë reflektimi dhe e rikarikimit të baterive. Prandaj, kam zgjedhur të kaloj këtë kohë me familjen time dhe bashkëshortin, këtu në SHBA”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA