BE njeh ulje të papunësisë pas 32 muajsh

29/11/2013 13:40

Niveli i papunësisë në vendet e Eurozonës njohu rënien e parë që prej pjesës së parë të vitit 2011, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e premte.

Papunësia midis 17 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët euro ra në 12,1% në muajin Tetor.

Kjo është hera e parë që prej Shkurtit 2011 që vendet e Eurozonës njohin në një muaj rritje të punësimit, dëshmuan të statistikat e “Eurostat”-it.

Papunësia është në e lartë në Spanjë dhe Greqi, ku 27% e popullsisë aktive mbetet e papunë, ndërsa niveli më i ulët shënohet në Austri, me 5%.

19 milionë njerëz në vendet anëtare janë të papunë, ndonëse kërkojnë aktivisht një të tillë.

Një rritje e lehtë u vërtetua edhe në fuqinë blerëse gjatë muajit të shkuar, duke forcuar besimin se rimëkëmbja ekonomike në Bashkimin Europian është duke u përshpejtuar.

Top Channel