BE kritika Ukrainës

29/11/2013 00:00

Një linjë e ashpër është ndjekur ndaj Ukrainës në samitin dyditor që
krerë të shteteve dhe të Qeverive të BE-se po zhvillojnë në Vilnius të
Lituanisë me liderë të vendeve të Partneritetit Lindor.

BE-ja kerkon te thelloje e konsolidoje me tej marredheniet e saj Ukrainën, Bjellorusinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Në kuadrin e këtyre marrëveshjeve pritet nder te tjera thjeshtësimi i regjimit të vizave me Azerbajxhanin dhe perafrimi i marrëveshjeve të Asocim-Stabilizimit të Gjeorgjisë dhe të Moldavisë.

Por nen presionin e Moskes, Ukraina refuzoi ta firmoste paktin që kishte negociuar me Bashkimin Evropian, ndaj nuk do te nenshkruaje ne Vilnius, sic ishte planifikuar. Qendrimi i Europes u pervijua qartazi me kritikat e Kryeministrit të uksemburgut Zhan-Klod Junker i cili kerkoi të zgjidhet rasti i lideres së burgosur të opozitës Julia Timoshenko.

Junker tha gjithashtu se presidenti ukrainas Viktor Janukoviç ka dhe detyrimin të ndërmarrë reformat e brendshme. bashkimi europian tregoi megjithate se nuk do ta mbylle deren për Ukrainën dhe 45 milionë qytetarët e saj – deri diku edhe për të ndihmuar opozitën. Para fillimit të samiti, presidenti i Komisionit europian José Manuel Barroso dhe presidenti të BE-së Herman Van Rompuy u takuan me kreun e shtetit te UkrainësViktor Janukoviç . Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaite tha se negociatat do të vazhdojnë “deri në minutën e fundit.” Nëse Kievi do të ndryshojë megjithatë mendje dhe nëse marrëveshja me Ukrainën do të nënshkruhet, kjo do të bëhet e ditur pas takimit.

Top Channel