Zhvishet shoqja e Rita Orës
28/11/2013 17:30
Për Rita Orën, Cara Delevingne është mikesha e saj më e mirë në botën e “show-bizz”.
Megjithatë, ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare e ka gjetur rrugën e saj drejt njohjes botërore, modelja 21-vjeçare po ndjek rrugën më të thjeshtë për t’u bërë e famshme… atë të zhveshjes.
Delevigne postoi ditën e enjte një foto sexy të vetvetes në profilin e saj në “Instagram”, duke tërhequr komente të shumta nga fansat.
Postimi i fotove ndjellëse të vetvetes është shndërruar në një prej kulturave të reja që kanë krijuar profilet shoqërore dhe gjigante të botës “gossip”, si Kim Kardashian apo Paris Hilton kanë ditur ta shfrytëzojnë më së miri këtë avantazh, duke u bërë “pionere” të kësaj mode.
Top Channel