SHBA, Dita e Falënderimeve

28/11/2013 00:00

Amerikanët festojnë Ditën e Falënderimeve, një moment i rëndësishëm për t’u bashkuar me familjen, në një mbrëmje tradicionale, ku në qendër të tryezës është gjeli i detit.

Festa, për herë të parë u shënua në 1621, kur kolonët u mblodhën për të falënderuar për të korrat e mbara, pas një dimri të ashpër. Pas më shumë se një shekulli, më 1789, presidenti i parë amerikan, Xhorxh Uashington, nxorri një deklaratë për Ditën e Falënderimeve.

Presidenti Obama – të mërkurën – vazhdoi traditën e faljes së gjelave të detit; kokoshkave dhe karameleve. Ai tha me shaka, se gara për përzgjedhjen e tyre kishte qenë e fortë, sepse ishin pikasur mes 80 shpendëve të tjerë.

Familja Obama do të kontribuojë duke ndihmuar një shoqatë bamirëse, që shërben darka me gjel deti për të pastrehët dhe të varfërit në kryeqytetin amerikan.

Sipas Shoqatës amerikane të Automjeteve, më shumë se 43 milionë amerikanë do të udhëtojnë 80 kilometra ose më shumë, gjatë kësaj jave.

Parashikimet meteorologjike tregojnë mot të keq dhe temperatura të ulta në pjesën verilindore të vendit. Lëvizja e pasagjerëve është një sfidë e madhe për linjat hekurudhore dhe aeroportet. Kompanitë ajrore shtynë dhe pezulluan qindra fluturime, si rezultat i motit të keq, që tani ka përfshirë gjithë bregdetin lindor.

Stuhitë godasin SHBA-të

Ka shkaktuar më pak probleme nga sa pritej stuhia dimërore që kërcënoi
të mbillte kaos të levizjes në zonat verilindore të Shteteve të
Bashkuara gjatë Ditës së Falenderimeve.

Më shume se 43 milione amerikane udhetojne ne kete periudhe  per ta kaluar festen prane familjeve, ashtu sic e do tradita. Ererat e forta dhe rrebeshet e shiut kane vonuar qindra fluturime, por nuk pati bllokime te medha te qarkullimit ne ate qe shihet si dita me e ngarkuar e vitit.

Nje zyrtar i Sherbimit Meteorologjik kombetar e quajti  “tufani tipik per kete kohe te vitit”. Sistemi i stuhive qe mori force ne bregun perendimor gjate fundjaves, fajesohet per rreth 12 vdekje dhe ende rrezikon te mbuloje ne debore disa rajone lindore.  

Dita e Falenderimeve ka nje rendesi te vecante per amerikanet. Ajo perben momentin e mbledhjes me familjen në një festë të organizuar përreth darkës tradicionale të gjelit të detit dhe pjatash të tjera garniture e ëmbëlsirash. Gojëdhënat na tregojnë se per here te pare, kjo dite u shënua në vitin 1621, kur kolonët u mblodhën për të shprehur falenderime për të korrat e mbara pas një dimri të ashpër.

Te merkuren Presidenti Barak Obama ndoqi një traditë të vendosur prej dekadash, duke u falur jetën dy gjelave të detit, të quajtur Popcorn dhe Caramel (Kokoshka dhe Karamelja). Obama tha me shaka se dy gjelat e falur kishin qenë në një konkurrencë të fortë me 80 shpezë të tjerë për të siguruar faljen nga Shtëpia e Bardhë, ndersa u bëri thirrje amerikanëve që në këtë ditë feste të kujtojnë e ndihmojnë personat në nevojë.

Top Channel