Nisin xhirimet e ‘Horrible Bosses 2’

28/11/2013 00:00

Jason Bateman dhe Jason Sudeikis kanë nisur të mërkurën në Los Angeles xhirimet e filmit ‘Horrible Bosses 2’.

Ky film pritet të shfaqet për herë të parë në kinematë amerikane në nëntor të vitit të ardhshëm.

Në këtë film, përveç Bateman dhe Sudeikis, do të interpretojë edhe Charlie Day.

Filmi i parë ‘Horrible Bosses’ pati shumë sukses në vitin 2011. Ai grumbulloi 117 milionë dollarë në SHBA dhe 209 milionë dollarë në mbarë botën.

Top Channel