Nina Agdal “zbeh” bukurinë e Karaibeve
28/11/2013 16:35
Jemi mësuar që të shikojmë supermodelet buzë detit për arsye të kuptueshme pune.
Megjithatë, deti është destinacioni i preferuar për disa prej tyre edhe në kohën e lirë, siç dëshmoi Nina Agdal ditën e enjte.
21-vjeçarja e “Victoria’s Secret” u fotografua në Barbados, duke u argëtuar pranë detit së bashku me të dashurin, këngëtarin britanik Max George.
E ndërsa përgatitet për sfilatën më të rëndësishme të fundvitit, modelja daneze kënaqi sytë e të gjithë fansave të saj, me linjat perfekte që reklamoi nga Karaibet.
Top Channel