Fotot e reja nga filmi i fundit i Di Caprios
28/11/2013 00:00
Janë publikuar foto të reja nga filmi më i fundit i regjisorit Martin Scorsese me titull ‘The Wolf Of Wall Street’ (Ujku i Uoll Stritit), ku protagonisti kryesor Leonardo Di Caprio duket se po e shijon në maksimum jetën.
Aktori 39-vjeçar interpreton në këtë film rolin e Jordan Belfort, një shitës aksionesh i korruptuar. Filmi ku interpretojnë edhe Matthew McConaughey e Jonah Hill bazohet në një histori të vërtetë.



Regjisori Scorsese ka pranuar të heqë disa skena erotike sipas ‘The Hollywood Reporter’.


Kjo ka bërë që filmi të shkurtohet në “vetëm” 2 orë e 59 minuta. Ky është filmi më i gjatë i Martin Scorsese. Më parë rekordin e mbante filmi ‘Casino” me 2 orë e 58 minuta.
Top Channel