Në mënyrë simbolike flamuri shqiptar është ngritur bashkë me atë serb në ndërtesën e Komunës së Preshevës.

Shqiptarët kanë protestuar për 28 Nëntorin, ku kanë kërkuar më shumë të drejta në Serbi. Pas ndërprerjes së bisedimeve me qeverinë serbe, shqiptarët kanë kërkuar ndihmën e qeverisë shqiptare dhe të Kosovës për presion ndërkombëtar.

“Kërkojmë nga dy qeveritë shqiptare, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë që të bëjnë presione politike ndaj qeverisë së Beogradit dhe të shtrijnë dorën e ndihmës së vërtetë ekonomike dhe politike për qytetarët e Preshevës”, tha Remzie Rexhepi nga Kuvendi i Preshevës.  

Qytetarët thonë se për cdo vit në Preshevë ka festë dhe protesta pasi pak ndryshon për ta.

“Kërkojmë të përdorim të gjithë flamurin, kudo jeton populli shqiptar. Serbët në Mitrovicë po e përdorin flamurin e tyre dhe s’i pengon njeri. Ne kërkojmë cdo të drejtë si popull”, thotë një shqiptar i Preshevës.
 
Shqiptarët në jug të Serbisë nuk mund të përdorin flamurin e tyre.

Top Channel