Bashkëpunimi Bullgari-Mal i Zi

28/11/2013 19:10

Presidentët e Bullgarisë dhe Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe Rosen Plevneliev u zotuan që dy vendet e tyre të shndërrohen në udhëheqës të ndryshimeve pozitive në rajon.

Kreu i shtetit bullgar ndodhet në një vizitë dy ditore në fqinjët tanë veriorë dhe në vizitën e tij në Rezidencën Presidenciale në Cetinje, Plevneliev premtoi mbështetjen e plotë të Sofjes zyrtare për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, presidenti bullgar nënvizoi faktin se Bullgaria kishte një borxh prej 100% të Prodhimit të Brendshëm Bruto përpara anëtarësimit në BE dhe se tashmë e ka reduktuar në vetëm 16%.

Të dy presidentët shpallën vendosjen e një linje të përhershme ajrore midis dy vendeve, si dhe ranë dakord për një akses të ndërsjelltë në Detin e Zi dhe në Detin Adriatik.

Presidenti bullgar do të vizitojë të mërkurën qytetin e Kotorit.

Top Channel