" /> ">
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis mund të jenë duke pritur fëmijën e tyre të parë, informoi të mërkurën “Hufftington Post”.
Ndonëse lajmi është ende në një fazë spekulimi, sipas mediave rozë, agresiviteti i tepruar i Kutcher mbrëmjen e 25 Nëntorit mund të jetë ndikuar pikërisht nga kjo shtatzani.
Atë mbrëmje, çifti i aktorëve darkoi në një restorant shik në Los Anxhelos dhe në momentin e daljes, Kutcher u konfrontua me paparacët, duke i kërkuar atyre në mënyrë aspak të sjellshme që të largoheshin nga vendi.
Mila, së bashku me një mik të përbashkët u futën me nxitim në një automjet.
Nxitimi i saj, kombinuar me një bluzë të gjerë që kishte veshur dhe dëshira e Kutcher për të mbrojtur të dashurën nga aparatet fotografikë që gjuajnë provën e parë të shtatzanisë së saj, janë të gjitha prova se ajo që përflitet mund të jetë e vërtetë.
Top Channel