Kim Kardashian transparente

27/11/2013 00:00

Kim Kardashian iu desh pak kohë të rikthehej tek format e saj pas lindjes së vajzës para disa javëve.

Vajza amerikane e spektakleve shmangu gjatë kësaj periudhe daljet në publik dhe miqtë e të afërmit e saj thonin se i ishte nënshtruar një regjimi ushqimor dhe palestër për të rikuperuar linjat e saj.

Rezultati i punës u vu re më qartë në daljen e fundit publike të Kim, ku 32-vjeçarja nuk kurseu që të tregojë linjat e saj të bëshme.

Me një fustan ngjyrë qumështi dhe transparent ajo u fotografua në dalje të një eventi për bamirësi në “Beverly Hills”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta