Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Çfarë kërkohet prej një mashkulli nga një femër për të patur një fëmijë? Kësaj pyetjeje iu përgjigj, Monika Ward, e cila duke qenë biologe në Universitetin e Hauait “kërkoi” përgjigjen për këtë pyetje tek ADN-ja.
Puna e saj kërkimore u përqendrua tek kromozomi Y, simboli mashkullor që bën dallimin e meshkujve nga femrat dhe përgjegjës për formimin e spermatozoideve.
Rezultati i studimit të saj, i publikuar në revistën shkencore “Science” përmban dy lajme, njëri gjysmë i mirë dhe tjetri gjysmë i keq (të paktën nga këndvështrimi mashkullor). Sipas saj, kromozomi Y është mbivlerësuar në procesin e riprodhimit duke i dhënë “merita që s’i takojnë”. Ward dhe grupi i saj thonë se ky kromozom ka një rol thuajse të padobishëm në procesin e riprodhimit.
Grupi mbërriti në këtë përfundim pas lindjes me sukses të dy minjve të vegjël duke përdorur vetëm dy gene. Duke konsideruar se njeriu ka 24 gene, kontributi mashkullor në riprodhimin e minjve në testin e Ward, është minimal.
Ky ishte lajmi i keq për meshkujt (të paktën për minjtë). Lajmi i mirë (për njerëzit) është se rezultati i kërkimit të biologes Ward dhe grupit të saj i dha një tjetër goditje teorisë që prej vitesh terrorizonte meshkujt; asaj të zhdukjes së tyre. Sipas kësaj teorie, kromozomi Y humbet 4-5 gene të tij për cdo 1 milion vjet. Kjo teori e shihte këtë kromozom si një kopje të keqe të kromozomit X e paracaktuar për t’u zhdukur.
Frika për zhdukjen e meshkujve të species njerëzore lindi gjatë një studimi vite më parë. Sipas këtij studimi, rreth 300 milion vjet më parë, kur kromozomi X dhe ai Y u diferencuan, Y kishte 1 mijë gene. Sot këto fragmente të ADN-së janë reduktuar në 78.
Problemi me kromozomin Y, sipas studiuesve është “vetmia”. Ndërsa kromozimi X ndodhet në bërthamën qelizore në dy kopje, Y i meshkujve ka përballë një partner krejt të ndryshëm me të cilin komunikimi është thuajse zero, kromozomin X, që femrat kanë në dy kopje.
Top Channel