Tefta Toro, parashutistja e parë femër

26/11/2013 00:00

“45 vjet më parë, në moshën më të përshtatshme për të treguar forcën dhe karakterin e vajzave të asaj kohe, vendosa të sfidoj veten dhe të hidhesha me parashutë nga 1000 metra.”

Flora Toto Shqevi është e para parashutiste femër në Shqipëri. Dhe jo vetëm. Ajo është një nga 5 femrat që për herë të parë u futën në Insitutin e Lartë të Kulturës Fizike e më pas pedagogia e parë femër në këtë Institut, gjithashtu dhe trajnerja e parë femër në gjimnastikë.

Rrugë të pashkelura më parë nga femrat që përveç përkushtimit të madh i dhanë edhe kënaqësi të pashlyeshme në jetën e saj.

“Unë kisha ëndërr të bëhesha pilote, por meqë kjo gjë ishte e pamundur, të paktën arrita të fluturoja”, thotë Flora.

Në karrierën e saj të gjatë, sportistja e njohur, kampione kombëtare në gjimnastikën artistike dhe akrobacinë sportive për shumë vite me radhë, ka arritur të marrë shumë tituj, urdhra e medalje, por eksperienca e parashutës mbetet një ndër më të dashurat e saj edhe pse për të mori vetëm një fletë lavdërimi.

“Parashuta më shoqëroi gjithë jetën. Edhe vjehrra krenohej duke thënë se nusja ime u hodh për herë të parë me parashutë.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta