
669 subjekte që zotërojnë licenca minerare nuk kanë përmbushur detyrimin
ligjor për të depozituar garancinë e rehabilitimit te mjedisit që
shfrytëzojnë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 205.7 milionë
lekësh.
Me urdhër të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka verifikuar gjendjen e pagesave të detyrimit që këto subjekte duhet t’i paguanin shtetit për rehabilitimin e mjedisit të shfrytëzuar prej tyre. Nga verifikimi rezultoi se në bazë të derdhjeve në thesarin e shtetit, për vitin 2011 janë 393 subjekte që nuk kanë likujduar garancinë e rehabilitimit, duke shkaktuar një dëm në buxhet prej 122.8 mln lekësh.
Ndërsa për vitin 2012 rezultojnë dhe 276 subjekte të tjera që i janë shmangur detyrimit ligjor për të depozituar këtë garanci, duke shkaktuar një tjetër dëm në buxhet në shumën 82,9 milionë lekësh. Subjektet që kanë shkelur ligjin duke mos depozituar vlerën montare, në formën e garancisë bankare në favor të shtetit, që prdoret për planin e rehabilitimit përfundimtar të mjedisit kanë një afat 10-ditor deri në shlyerjen e detyrimeve të papaguara. Ministria e Energjië dhe Industrisë ka urdhëruar njoftimin e subjekteve për të kryer pagesat brenda këtij afati ose në rast të kundërt, vendimi për miratimin e lejes minerare për këto subjekte vlerësohet automatikisht i revokuar nga institucioni i Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Top Channel