Kopshtet e Varura të Babilonisë konsiderohen si një prej shtatë mrekullive të botës antike.
Ndonëse nuk kanë mbetur prova fizike të ekzistencës së tyre, dorëshkrime të kohës flasin për një qytet përrallor, ku ekzistonin tarraca të mbjella me lule mes ndërtesave të kohës, shatërvanë, lule të tjera, pemë dekoradive dhe zbukurime të gjithëllojshme natytore, kombinuar me një hijeshi të pabesueshme.
Prej dekadash, këto përshkrime kanë magjepsur dhe kanë ngjallur interesin e arkeologëve, të cilët kanë realizuar kërkime invensive në provincën ku dikur shtrihej Babilonia, në Irakun e sotëm Qendror.
Megjithatë, një eksperte e Universitetit të Oksfordit pretendon se pamundësia për të gjetur gjurmë të Kopshteve të Varura të Babilonisë ka një shpjegim të vetëm…. faktin që është kërkuar në vendin e gabuar.
Sipas doktoreshës Stephanie Dalley, ekzistojnë prova se kjo mrekulli e antikitetit ndodhet 500 kilometra më në veri, pranë qytetit modern të Mosulit.
Duke qenë se asnjëherë nuk është gjetur provë e ekzistencës së këtyre kopshteve, historia e sotme i konsideron Kopshtet e Varura, ndërtuar nga mbreti Nebuchadnezzar i Asirisë si një mit.
Megjithatë, pas 20 vitesh studime, Dalley arriti të zbulonte një papirus me shkrim babilonas, ku deshifrohet se ishte mbreti Sennacherib, i cili parapriu Nebuchadnezzarin, ai që ndërtoi kopshtet.
Mbreti në fjalë e ka pasur qendrën pikërisht pranë Mosulit dhe sipas ekspertes, është pikërisht ky vendi i ri ku duhet të nisin gërmimet për të nxjerrë mbi dhe parajsën e botës antike.
Top Channel