Prej shekujsh jeta e Budës ka munduar shkencëtarët që janë përpjekur për të zbardhur vendin e lindjes dhe jetën e tij.

Teoritë mbi vitet e ekzistencës së tij kanë qenë të shumta. Pika e vetme ku bashkoheshin të gjithë studiuesit ishte se Buda ka jetuar para Erës Sonë, por askush nuk vinte dorën në zjarr për të nxjerrë një datë, apo të paktën një shekull.

Studiues të Universitetit të Durhemit në Britani pretendojnë se kanë gjetur vendin e Budës në rajonin Pashipati në Nepal. Grupi i studiuesve britanikë dhe nepalezë kanë zbuluar një strukturë tërësisht prej druri e cila thonë ata është ndërtuar pikërisht në vendin ku ka lindur Buda.

Pas analizave për përcaktimin e vjetërsisë së strukturës duke përdorur teknologjinë më moderne, studiuesit britanikë thanë se struktura prej druri është ndërtuar në shekullin e 6 para Erës Sonë.

Deri më tani studiuesit e Budës dhe budizmit mbështesnin hipotezën se Buda jetoi në shekullin e tretë para Krishtit, periudhë kur janë ndërtuar edhe tempujt më të mëdhenj budistë në Afganistan, Pakistan e Indi.

Besohet se të paktën 500 milion njerëz, kryesisht në Azinë Jug-lindore janë ndjekës të budizmit, duke e bërë atë fenë e katër më të përhapur në botë, pas krishtërimit, islamit dhe hinduizmit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta