Arabi, dënohet me vdekje për sulmet e 2004

26/11/2013 03:20

Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me vdekje një person dhe 19 të tjerë me burgim, për sulmin vdekjeprurës ndaj konsullatës amerikane në qytetin e Jeddah, buzë Detit të Kuq, në vitin 2004, pas të cilit mbetën të vdekur 9 persona.

Vendimi i së martës nga gjykata shpalli fajtorë edhe 19 persona të tjerë, të cilët u dënuan deri në 25 vite burgim me akuza të ndryshme, përfshi mbështetjen e sulmit ndaj misionit amerikan dhe thurjen e komploteve për “sulme të tjera terroriste”, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve SPA.

Të dyshuarit ishin të gjithë duke u gjykuar mbi akuzën e pjesëmarrjes në një “grup devijues”, u tha nga SPA, në referencë të qartë ndaj al-Qaeda-s. Sulmi i 2004-s mbi konsullatën amerikane vrau 4 nga personeli saudit i sigurisë, si dhe 5 anëtarë të stafit. 3 prej agresorëve u vranë gjatë këtij sulmi, ndërsa 2 të tjerë u kapën më vonë.

Agjencia shtetërore e lajmeve SPA theksoi se, mes akuzave të tjera, personi i dënuar me vdekje ishte i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e 5 personave në konsullatë, si dhe planifikimin e një tjetër sulmi ndaj të huajve në Tabuk, në veri të Arabisë Saudite.

Autoritetet do të shfaqin në publik trupin e personit në fjalë, pasi ai të ekzekutohet. SPA thotë se të dënuarve u janë dhënë 30 ditë kohë për të apeluar vendimin e gjykatës.

Top Channel