Një 92-vjeçari iu kërkua karta e identitetit për të provuar se është mbi 18 vjeç, kur kërkoi që të blinte një shishe të një pije alkoolike në një supermarket në Londër.
Në qendër të ngjarjes qesharake u vendos Tony Ball, një veteran i Luftës së Dytë Botërore, raportoi të martën “Daily Mail”.
Ball, i cili ka 16 nipër e mbesa dhe 19 stërnipër e stërmbesa vendosi që ndërsa kryente blerjet e javës, të blinte edhe një shishe alkool.
Megjithatë, ai mbeti i shtangur kur shitësja e supermarketit i tha se nuk mund ta merrte atë me me vete, pa provuar se kishte tejkaluar moshën në të cilën ndalohet konsumi i alkoolit.
Në Britaninë e Madhe, mosha minimale në të cilën lejohet konsumi i alkoolit është 18 vjeç.
I irrituar nga kjo sjellje, veterani vendosi që të raportonte historinë e tij në media.
E kontaktuar prej të përditshmes britanike, shitësja e turnit pranoi se kishte dashur t’i bënte 92-vjeçarit një shaka, të cilët me sa duket, i moshuari nuk e priti aspak mirë.
Top Channel