Sllovaki, neonazisti fiton në zgjedhje

25/11/2013 15:35

Një ekstremist i krahut të djathtë u zgjodh guvernator rajonal në Banska Bistrica, krahinë në qendër të Sllovakisë.

Marian Kotleba fitoi 55,5% të votave në një balotazh me Vladimir Mankën, i partisë Social-Demokratike.

Kotleba është një ish-drejtues i një organizate ultra-nacionaliste të nxjerrë jashtë ligjit, të quajtur “Sllovakia Jonë”.

Gjatë ekzistencës së organizatës në fjalë, Kotleba njihet se ka shfaqur simpati për shtetin kukull që Gjermania Hitleriane imponoi në Sllovaki gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ish-mësues në profesion, Kotbela kërkon daljen e Sllovakisë nga NATO, aleancë të konsideruar prej tij si një “organizatë terroriste”.

Nga shtatë rajonet kryesore në Sllovaki, gjashtë u fituan prej social-demokratëve, partia e kryeministrit Robert Fico.

Top Channel