Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Gjatë periudhës 17 tetor deri më 17 nëntor janë evidentuar 400 vepra penale më tepër, krahasuar me periudhën 17 shtator-17 tetor.
Kështu thotë buletini mujor i Policisë së Shtetit, sipas të cilit kjo rritje ka ardhur kryesisht si rezultat i një prej prioriteteve të Policisë për këtë periudhe, që ka qenë goditja e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, ku në vijim të operacionit “Fund Marrëzisë” janë evidentuar 542 vepra.
Sipas raportit, policia ka maksimalizuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe Kodit Penal dhe për këtë qëllim, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 220 persona për shkeljet që parashikon ligji.
Prej tyre, 158 persona janë arrestuar për “drejtim automjeti pa leje drejtimi” dhe 62 për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”, saktëson dokumenti i Policisë së Shtetit.
Në të vlerësohet se, më i rëndësishmi ishte operacioni i koduar “Fund Marrëzisë”, me objektiv goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
“Gjatë këtij operacioni, i cili është në vazhdim, u kontrolluan 1.374 subjekte, u evidentuan 542 vepra penale të tipit “zhvillim i palejuar i lojërave të fatit” dhe u proçeduan penalisht 534 autorë”, thuhet më tej në raport.
Top Channel