Rekordi, foshnja lind 6,2 kilogramë

25/11/2013 16:15

Një nënë kineze lindi fëmijën më të bëshëm të njohur ndonjëherë ne historine e vendit me te populluar te botes, me një peshë prej 6,2 kilogramësh.

Mediat kineze nuk kanë përcaktuar nëse lindja u bë në rrugë natyrale apo me operacion.

Pesha normale për një foshnje në lindje është 3-3.5 kilogramë dhe tejkalimi i peshës prej 4 kilogramësh ndodh në raste të rralla.

Nëna 27-vjeçare realizoi lindjen në një maternitet të Shanghait. Ajo nuk deshi të identifikohej me emër në media, por peshën e fëmijës ia atribuoi dietës së saj gjatë shtatzanisë, e përqendruar tek qumështi, veza dhe frutat.

Sipas mjekëve, një tjetër arsye mund të jetë fakti që e reja ka shpenzuar shumë kohë në krevat gjatë nëntë muajve që mbante barrën, duke bërë që pothuasje të gjithë kaloritë e shtuara që konsumonte të përfundonin tek fëmija.

Gjithsesi, lajmi më i mirë është se foshnja, ashtu si edhe nëna, gëzojnë shëndet të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA