Kisha ku vera është zëvendësuar nga gjarpërinjtë

25/11/2013 17:05

Një prift që ka zëvendësuar në meshën e tij verën me gjarpërinjtë këmbëngul se është e drejta e tij për të vazhduar në këtë rrugë, pavarësisht se rrezikon jetën dhe burgun.

Andrew Hamblin, 22 vjeç, është një pastor i Kishës së Faltores së Zotit në Tenesi, SHBA.

Kjo kishë ndjek një degëzim të krishtërimit, i cili frymëzohet nga një pslam i Markut në Ungjillin e Ri, ku midis të tjerave thuhet “ata duhet të marrin gjarpërinjtë”.

Sipas Hamblin dhe besimtarëve të tjerë, kontakti me gjarpërinjtë është një mënyrë për të forcuar vullnetin njerëzor dhe për të kuptuar se si jeta e vdekja janë vepra të Krijuesit.

Gjatë predikimeve të tij, 22-vjeçari është kafshuar katër herë nga gjarpërinjtë dhe në vitin 2010 rrezikoi seriozisht që të vdiste prej helmimit.

Ai beson se shërimi i tij është një vepër direkte e Zotit dhe beson se një kafshim edhe më i rrezikshëm në qafë, ndodhur disa kohë më vonë, rezultoi i padëmshëm pasi besimi i tij e mbroi nga e keqja.

Megjithatë, për autoritetet Hamblin mbetet një shkelës i ligjit, pasi zotërimi i kafshëve të rrezikshme është i ndaluar në Tenesi dhe ai ka plot 53 gjarpërinj në kishën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA