Kerry: Marrëveshja me Iranin, ujdi e përkohshme

25/11/2013 00:00

Për Sekretarin Amerikan te Shtetit John Kerry, marrëveshje bërthamore me
Iranin është një arritje e rëndësishme, e cila do të frenojë marshimin e
Teheranit drejt kapaciteteve për armë atomike dhe do të ofrojë një
dritare mundësie për negocimin e nje pakti perfundimtar.

Administrata Obama po përpiqet të bindë skeptikët në vend dhe jashtë tij, se marrëveshja paraprake është në interes të Amerikës dhe aleatëve të saj.

“Të gjithe kane te drejte te jene skeptike. Kjo eshte nje ujdi e perkohshme e cila i hap rrugen nje marreveshje me te gjere e me te plote. Atyre do t’u duhet te shkatërrojnë stoqet me uranium të pasuruar në shkallë të lartë, i cili është një element kritik për prodhimin e bombës. Pasi t’i asgjesojne stoqet ne fjale, do të kenë vetëm uranium të gradës së ulët dhe nuk u lejohet të ndërtojnë objekte të reja pasurimi”, tha Kerry.

Komentet e tij mbi marreveshjen e arritur ne Gjeneve, kryediplomati amerikan i beri ne emisionin ‘Face the Nation’ të rrjetit televiziv CBS. Sekretari i Shtetit theksoi se pakti përfshin disa masa të forta verifikimi, e nuk bazohet thjesht ne besim. menjehere kane mberritur kritikat e kreut te ekzekutivit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e cilesoi ujdine “një gabim historik”.

Edhe senatore republikanë ne Shtetet e Bashkuara, si Saxby Chambliss thane se marrëveshja nuk përmbush synimin madhor të komunitetit ndërkombëtar, parandalimin e Iranit nga aftësia për të prodhuar armë bërthamore. Ne Teheran nderkohe, negociatoret jane pritur me lule e flamuj kombetare nga turma entuziaste njerezish qe brohorisnin duke e quajtur ministrin e Jashtem Mohammed Javad Zarif nje “ambasador te paqes” teksa therrisnin me te madhe “jo luftes, sanksioneve, dorezimit dhe fyerjes”.

Top Channel