Kokëulur, këmbengulëse dhe e palodhur, Margarita është një nga ato zonja pogradecare që urtësine dhe zellin për pune i ka kthyer në tipare të saj.

Është 55 vjeç dhe prej afro 20 vitesh jeta e saj ndjek të njëjtën rutine, si nënshtrim ndaj kushteve ekonomike dhe sociale. Ajo ka zgjedhur artizanatin për të mbajtur me të ardhura shtëpine prej 7 anëtarësh.

“Më ka detyruar ekonomia e gjendjes sime familjare dhe me keto mundësi arrij të jetoj”, thotë Margerita.

Zgjohet çdo dite pa gedhire per te nisur aktivitetin e saj duke mbledhur neper kodrat e qytetit thupra.

Ky eshte vetem fillimi i kalvarit te saj. Me pas ajo kujdeset per perpunimin e lendes se pare qe te jete gati per endjen e porosise se radhes.

E perpos koshave qe tashme jane kthyer ne specialitetin e saj, Margarita eshte edhe mjeshtre e tezgjahur.

“Arrij të ngrihem që në tre të mëngjesit, vij punoj këtu poshtë, bëj pjesën e tezgjahut, pastaj vazhdoj, mbledh thuprën, vij e ziej dhe pastaj vazhdon thurrjen e saj”, shprehet Margarita.

Gjithçka i duhet per punen, artizania i krijon vete. Duke nisur nga lenda e pare, veglat, kallepet e koshave. Dhe kjo eshte vetem nje pjese e oreve te saj te mundit. Finalizimi i objektit kerkon tjeter kohe.

Produktet artizanale te saj po marrin forme per nje ngjarje te veçante. Margarita po pergatitet per ankandin e fundvitit, i cili do te mbahet ne Tirane. Dhe per kete ngjarje ajo po ndihmohet nga specialiste.

Seti artizanal ideuar enkas per ankand, nje punim shume elegant ne tezgjah, thuajse eshte gati.

Artensa: Artizanati, fitim dhe argëtim

Artenca eshte 72 vjec, por energjia dhe vitatliteti i kesaj gruaje nuk ta lexojne moshen e saj reale.

Ajo eshte nje zonje shkodrane qe ka trasheguar shume nga kultura e qytetit te saj, por me se shumti spikat ne artizanat. Artenca ka kapur gjiperen dhe shtizat qysh 8 vjec dhe vijon te punoje me te njejtin zell edhe sot.

“Që fëmijë, në shtëpinë tonë të madhe kemi punuar të gjithë, unë, nëna, motra…”, shprehet Artensa.

Zonja shkodrane ka qene arsimtare ne profesion dhe me kohen e daljes ne pension iu desh t’u kushtohej me shume puneve te saj krijuese me dore.

“Dalja në pension më zuri në një moment të vështirë, ndaj vazhdova me intensitet punimet e dorës”, shprehet e moshuara.

Nese mund te duket sfilitese dhe e mundimshme, per Artencen artizanati eshte padiskutim mundesi fitimi, por mbi te gjitha nje menyre per te mbushur frytshem kohen e sat te lire.

“Pothuajse të gjithë kohën e lirë punoj, do të thotë në drekë dhe pasdrekë zakonisht”, thotë ajo.

Artizania 72- vjecare krijon me se shumti duke ricikluar, copera dhe materiale te vjetra qe te gjitha vijne ne nje forme te moderuar.

Kjo edhe fale bashkepunimit te saj me dizenjatoren Rezarta Pilafi, e cila po ndihmon te krijoje nje produkt artizanal me nje identitet te ri. Tradicional, por duke synuar modernen.

Ne koleksionin e Artences kane marre jete çantat rugzak, nje aksesor autokton i tradites se Shkodres. Dhe kjo veper tradicionale e duarve te Artences mund te perdoret per mbajtjen e nje “I Pad”-i apo “lap-top”-i.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta