Altin Goxhaj, kryetar i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, është shoqëruar nga Policia e Tiranës.
Sipas burimeve policore, Goxhaj u ndalua nga forcat policore, gjatë një konflikti të dhunshëm me gazetarin Vladimir Thano.
Policia i ka shoqëruar të dy personat në komisariat, për të marrë dëshmitë e tyre në lidhje me ngjarjen.
Goxhaj mendohet të ketë sulmuar gazetarin dhe konflikti ka qenë i lidhur, për shkak të shoqatës që ai drejton.
Pas dëshmisë së dy të konfliktuarve, personat u lanë të lirë. Ndërkohë, gjatë momentit të shoqërimit të Goxhajt në komisariatin e policisë, aty shkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike.
Aldo Bumçi tha për gazetarët se ndalimi është politik, pasi Goxhaj është një kundërshtar i qeverisë Rama.
Top Channel