Alkooli nuk të shëndosh, përkundrazi

25/11/2013 00:00

Lajm i mirë për të gjithë qeflinjtë e alkoolit; konsumi i tij nuk të shëndosh. Në këtë përfundim kanë mbërritur dy studime paralele nga një universitet britanik dhe një danez.

Në një studim 6-vjeçar ku u përfshinë 43.500 persona, Universiteti i Danimarkës mbërriti në përfundimin se konsumuesit e rregullt të alkoolit kishin linja më të rregullta trupore se sa personat e tjerë të përfshirë në studim që kishin deklaruar se ishin konsumatorë të rrallë të tij.

49.300 persona u studiuan nga një grup ekspertësh të Kolegjit Mjekësor të Londrës, të cilët në përfundim të studimit që zgjati rreth 8 vjet mbërritën në të njëjtin rezultat si kolegët danezë.

Në Shtetet e Bashkuara, 7230 persona u vunë nën vëzhgim për 10 vjet, rezultati konsumuesit e alkoolit shtonin më pak dhe më ngadalë në peshë se sa jo konsumuesit e tij.

Sigurisht, bëhet fjalë për konsumues të moderuar të pijes, sepse dëmet ndaj shëndetit nëse abuzohet me alkoolin njihen botërisht si të pariparueshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta