Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ka marrë pjesë në përurimin e sheshit dhe monumentit dedikuar Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në Fermo të Italisë.
“Të bashkohemi e të bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë për të spikatur e nxjerrë në pah vlerat më të mira të kombit e popullit tonë. Ne meritojmë të jemi pjesë e Europës së bashkuar, e meritojmë që flamuri ynë të jetë njësoj si gjithë flamujt e vendeve të Bashkimit Europian, ashtu sikurse fituam këtë të drejtë me meritë, si një vend anëtar i NATO” u shpreh z. Meta.
Në këtë aktivitet, veç kryetarit të Kuvendit Meta, ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të Parlamentit e Senatit italian, zv/kryetari i Parlamentit të Kosovës, Xhavit Halili, ambasadorët e Shqipërisë e Kosovës në Itali, respektivisht Neritan Ceka e Bukurije Gjonbalaj, deputeti Spartak Braho dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit të shqiptarëve në Itali.
Top Channel