Dibër, arrestohen 2 zyrtarë tatimorë

24/11/2013 17:10

Janë arrestuar gjatë ditës së diel dy nga drejtuesit më të lartë të tatimeve në Dibër, respektivisht shefi i tatimeve, Fadil Begu, dhe shefja e financës, Edlira Hoxha.

Akuza ndaj dy të arrestuarve ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës, pasi dy zyrtarët e tatimeve janë vënë nën hetim prej pak kohësh.

Burime nga policia bëjnë të ditur se si rezultat i hetimeve është zbuluar se zyrtarët në fjalë kishin regjistruar si punonjës tatimorë, e për më tepër i paguanin, disa persona që jetonin në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA