Burg privat? Po, edhe në Shqipëri

24/11/2013 00:00

Burgje private? Përse jo. Edhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Artur Zoto, mbështet në këtë mënyrë idenë e hedhur në maj të këtij viti nga ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi.

Zoto, i cili është kreu i 22 institucioneve të ekzekutimeve penale në vend, deklaron se në vijim të këtij projekti diskutimet po zhvillohen intensivisht me palën britanike, shtet në të cilin funksionojnë nëntë burgje private. Aktualisht po shikohet mundësia se cili nga burgjet shtetërore do të merret me nënkontraktim në mënyrë që të pilotohet projekti për të dënuar ata që kanë vendime me deri në pesë vjet burgim.

“Jemi duke implementuar ose menduar që pala britanike të zgjedhë një institucion, ta zbatojë si projekt-pilot dhe ta shikojë sa i suksesshëm do të jetë. Me kalimin e kohës do të bëhet shpërndarje edhe në burgjet e tjera”, deklaron Zoto.

Por, ndërsa me një përllogaritje paraprake mendohet që do të kalojnë në burg privat gati 300 persona, se çfarë risie konkrete sjell ky sistem, drejtuesi i burgjeve pohon se deri në atë moment ka ende punë për të bërë: “Po flasim për të dënuar dhe jo për të paraburgosurit. Është një proces që sapo ka nisur dhe jemi në bisedime e sipër.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta