Shpërthim tritoli para apartamentit të shefit të klubit sportiv Elbasani, Erjon Shqapi.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të shtunës dhe paraprakisht mësohet se një sasi e vogël tritoli ishte vendosur para derës së familjes Shqapi, që banon në katin e tretë, të një pallati, që ndodhet përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, të qytetit të Elbasanit.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo dëme në njerëz. Fuqia dhe tronditja nga shpërthimi kanë shkaktuar frikë tek fqinjët. Shqapi ka bërë të ditur se ka marrë kohët e fundit kërcënime për të cilat dhe ka denoncuar në polici.
Nuk dihet ende natyra e kërcënimeve, por policia kishte nisur hetimet për denoncimin që Shqapi kishte bërë pak ditë më parë në komisariatin e Elbasanit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel