Shkodër, vritet ‘aksidentalisht’ 35-vjeçari

23/11/2013 00:00

Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë viktima ishte një kalimtar dhe është goditur nga një plumb, ndërsa po kalonte në rrugë.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi mes dy grupeve të rinjëve që po ziheshin,  ndërsa ata kanë shpëtuar pa u dëmtuar, i pafat ka qenë 35-vjecari Marjan Martini.

Sipas policise viktima s’kishte asnjeëlidhje me konfliktin në fjalë. Policia duket se ka identifikuar disa prej personave që ishin në këtë ngjarje.

Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditësh në këtë qytet. Më herët ishte një tjetër person që u qëllua me armë zjarri në rrugë.

Policia ende nuk ka asnjë shenjë të autorëve të kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB