Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që Serbia të marrë seriozisht problemin e tyre. Pas disa takimeve në Beograd e Preshevë, bisedimet me qeverinë serbe u ndërprenë nga pala shqiptare, që thotë se nuk ka kushte për bisedime të tilla.

“Me këto qëndrime që morëm kërkojmë që qeveria në Beograd publikisht të dëshmojë a është e gatshme për bisedime serioze? A është në gjendje që të sigurojë qasje serioze për zgjidhjen e probleme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës?”, deklaron Riza Halimi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

“Shqiptarët e Preshevës kërkuan që dhe në Komunën Bujanoc dhe në Komunën Preshevë të ketë gjykatë dhe prokurori themelore. Këto nuk u kthyen nga qeveria dhe parlamenti, ndërkohë që mbrëme jemi takuar dhe kemi marrë vendim unanim që bisedimet me Beogradin të ndërpriten”, thotë Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës.

Serbia pati premtuar se do të ketë një vëmendje të vecantë dhe Ministrja e Shëndetësisë është ndër të parët që vizitoi Preshevën ku premtoi realizimin e projektit të maternitetit.

Shqiptarët thonë se Luginës duhet t’i kthehen gjykatat dhe institucionet që i takojnë.

Top Channel