Reshjet e shiut sjellin edhe dëborën

23/11/2013 00:00

Meteorologët parashikojnë se reshjet e shiut do të shoqerojnë fundjavën.
Por përveç çadrës në çantë, duhen marrë masat për të ndryshuar edhe
veshjen, pasi sipas parashikimeve pritet që të ulen ndjeshëm
temperaturat.

“Gradualisht gjatë pasdites së të shtunës dhe në mbrëmje reshjet do të reduktohen, por edhe e diela do të mbetet me një mot të paqëndrueshëm. Kjo situatë do të vazhdojë deri ditën e hënë. Presim të afrohen masa ajrore të ftohta, që vijnë nga Europa Veriore dhe do të shoqërohen me ulje të temperaturave”, thotë sinoptikania Rezarta Xhakollari.

Meteorologet e Sherbimit Ushtarak paralajmerojne zbritje te temperaturave ne minus, si dhe filimin e reshejve te para debores ne ditet e para te javes qe vjen.

“Rënia e temperaturave do të ndihet pasditen e të hënës dhe më tepër ditën e martë. Reshjet parashikohet të jenë në formën e dëborës në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit. Pasditen e të martës do të ndërpriten reshjet, por i ftohti do të vijojë edhe ditët në vijim”, thotë Xhakollari.

Gjate dites temperaturat maksimale sipas parashikimeve mund te arrijne deri ne 12 grade celcius ne zonat e uleta dhe ne bregdet.

Top Channel