Kinë, shpërthen naftësjellësi, 44 viktima

23/11/2013 05:30

Një shpërthim i një naftësjellësi është shënuar në Kinën lindore, duke lënë të paktën 44 viktima, ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua.

Autoritetet thonë se më shumë se 135 të tjerë janë plagosur, kur naftësjellësi u përfshi nga flakët pranë qytetit-port të Qingdao-s, rreth 480 km në veri të Shangait. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende gjatë ditës së shtunë.

Naftësjellësi pësoi një çarje përgjatë orëve të vona, duke nisur rrjedhjen, njofton Xinhua, duke cituar burime qeveritare. Rrjedhja e naftës u ndërpre, ndërkohë që punëtorët shkuan në vendngjarje për të riparuar çarjen. Por, në mëngjes vonë ndodhi shpërthimi fatal.

Naftësjellësi, i cili është rreth 176 km i gjatë, i përket gjigantëve kinezë të naftës, Sinopec, si dhe lidh portin e naftës me plantacionet kimike më në thellësi të vendit.

Autoritetet detare po kërkojnë për rrjedhje të mundshme të naftës përgjatë bregdetit, njofton Xinhua, por deri më tani nuk është raportuar asnjë e tillë.

Top Channel