Jemen, dasma kthehet në masakër

23/11/2013 00:00

Një dasmë në Jemen është kthyer në një masakër, kur disa të rinj që po
kërcenin nën ritmet e ‘Gangnam Style’ janë qëlluar nga një breshëri
kallashnikovi, që ka lënë tre të vdekur.

Pamje të tmerrshme nga incidenti janë postuar në internet, në momentin kur tre të rinjtë, teksa kërcejnë qëllohen nga plumbat e një bashkëmoshatari, që humbi kontrollin e automatikut teksa përpiqej të qëllonte në ajër.

Pamjet nuk janë të qarta pasi janë modifikuar për të mbuluar disi imazhet e tmerrshme, por në videon shoqëruese mund të dëgjohen krismat në momentin kur kënga e reperit koreano-jugor arrin në refrenin e saj.

Në videon e publikuar në Liveleak, si dhe në fotot e transmetuara nëpër tabloide mund të shihen qartë tre të rinjtë që shtrihen të vdekur në pellgje gjaku.

Top Channel