Moti i keq ka pllakosur ishullin grek te Egjeut Rodos, duke shkaktuar dy viktima, ndërsa një person konsiderohet i zhdukur.

Sipas autoriteteve greke mbi ishull u perplas nje stuhi e shoqëruar me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu. Ne harkun e disa oreve, ato i shkaktuan infrastruktures deme te medha ndersa prefekti i zones shpalli gjendjen e jashtezakonshme. Me qindra shtepi dhe dyqane jane permbytur, e me dhjetera makina jane demtuar nga uji.

Ne zone kane mberritur edhe skuadrat e shpetimit,te cilat kane gjetur trupin e pa jete te nje mesueseje  27vjecare. Mbremjen e se premtes ishte gjetur edhe trupi i nje gruaje 40 vjeç, automjeti i se ciles u rrembye nga vershimi i furishem i nje perroi ne qender te ishullit, ndersa po kerkohet dhe trupi e nje kolegu te saj 50 vjeç. Banoret e pershkruajne si tragjike situaten ne Rodos. Kudo shikohen grumbuj dheu dhe shkaterrime. Energjia elektrike mungon pothuaj ne te gjithe ishullin.

Gjate oreve te mengjesit,Qeveria njoftoi se do te dergoje atje ndihma shtese i dhe nje helikoper Super Puma per te shperndare ndihma ne rajonet me te izoluara. Ministri i Brendshem njoftoi se ekzekutivi ka akorduar edhe ndihma te tjera per banoret e zones, ndersa nje ekip do te vleresoje demet e banesave.
 

Top Channel