Drogë drejt Athinës, arrestohet një shtetase
23/11/2013 00:00
Sekuestrohen 0.5 kg heroinë në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, ndërsa
në prangat e policisë ka rënë një pasagjere nën akuzën për trafik
ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Burime nga policia kufitare e Kakavijës bëjnë me dije se droga ishte fshehur në çantën e dorës së 45-vjeçares Mimoza Sota, banuese në Fier, e cila do ta trafikonte në kryeqytetin grek, Athinë.
Mësohet se lënda ishte e ndarë në dy pako, me pesha të ndryshme, një e madhe dhe një e vogël. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në rrjetin e trafikimit të narkotikëve.
Top Channel